Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Çmimi i naftës, më i ulëti që nga 1988

Çmimi I naftës në tregjet botërore vijon të bjerë duke shkaktuar panik në ekonomitë e mjaft shteteve.

Nafta Brent e Londrës regjistroi rënie në javën e tetë në radhë, çka nuk ndodhte që nga viti 1988 dhe në katër muaj vlera është ulur me një të tretën, duke shkuar nga një maksimum prej 115 dollarë për fuci në mesin e muajit Qershor, deri në një minimum prej pak më shumë se 76 dollarë. Por, shumë analistë mendojnë se nuk ka përfunduar gjithshka.

Mendohet se kuotimet duhet të prekin fundin, aq sa Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë, që zakonisht është e kujdesshme në parashikimet e saj për çmimet, paralajmëroi se presioni për rënie të mëtejshme mund të rritet përpara mesit të vitit të ardhshëm. Sipas agjencisë, është gjithnjë e më e qartë se ka nisur një kapitull I ri në historinë e tregjeve të naftës.

Oferta për këtë produkt është shumë më e lartë sesa kërkesa ku prodhimi në SHBA kaloi 9 milionë fuçi në ditë, një sasi e jashtëzakonshme, që tashmë e vendos këtë vend në konkurrencë me kolosët si Arabia Saudite dhe Rusia. Sidoqoftë, rrugëtimi në rënie i çmimit që ka shpërthyer në tregjet e naftës, I ngjan asa të vitit 2008, por në kah të kundërt, kur kulmoi me një record historic prej 147 dollarë. Edhe në atë periudhë nuk munguan justifikimet, ku më kryesorja ishte kërkesa në rritje e Kinës për këtë lëndë të parë. Por, nga ana tjetër pati edhe spekullime. E njëjta situatë po ndodh edhe sot, por që çuditërisht asnjë vend nuk po akuzon për skandal.

Scan TV, 15.11.2014