Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Vidhet më pak energji

Aksioni për ndërprerjen e vjedhjeve në rrjetin e energjisë elektrike ka nisur prej tri javësh, ndërsa numri i të ndaluarve si abuzues shkon në 500 vetë.

Nga këta hajdutë, 35 individë janë punonjës të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, ndërsa një pjesë tjetër janë sipërmarrës të pandershëm. Aksioni i ndërmarrë dhe vazhdimi i tij pa ndërprerje ka qenë tema e bisedimeve në Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese.

Në një kohë kur sistemi energjetik shqiptar vuan mungesën e investimeve në rrjet, që sjellin humbje teknike në vlerën e 20%, ndërsa prodhimi vendas i energjisë nuk mbulon nevojat për konsum, diversifikimi shihet si e vetmja zgjidhje. Konsorciumi TAP dhe qeveria zvicerane kanë shprehur interes për vënien në punë të TEC-it me anë të gazit.

Për rimëkëmbjen e sektorit energjetik qeveria ka marrë një kredi nga Banka Botërore në rreth 150 milionë dollarë. 96 milionë dollarë do të përdoren nga OSHEE për investime në rrjet dhe vendosjen e matësave të rinj, ndërsa 25 milionë dollarë do të përdoren nga OST për një menaxhim më të mirë të transmetimit energjetik.

Scan TV, 15.11.2014