Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bullgari, mbështetje South Stream-it

Bullgaria dhe Austria besojnë se Europa ka nevojë për diversifikim të energjisë dhe për mbështetjen e projektit të tubacionit të gazit South Stream që do të zbatojë ligjet e BE-së, thanë presidentët e tyre.

Presidenti i Bullgarisë, Rosen Plevneliev, deklaroi në një konferencë të përbashkët shtypi pas bisedimeve me kreun e shtetit austriak Heinz Fischer se ndërtimi i lidhjeve të interkonjeksionit të gazit me fqinjët e Bullgarisë ka një rëndësi të madhe, në funksion të qëllimit të Sofjes për të reduktuar varësinë pothuajse totale të vendit nga furnizimet e gazit rus.

Ndërtimi i tubacionit, South Stream, projektuar për të transportuar 63 milionë metra kub gaz rus në vit në Europë përmes Detit të Zi duke anashkaluar Ukrainën dhe nëpërmjet Bullgarisë, Serbisë, Hungarisë, Sllovenisë dhe Austrisë, u pezullua në Bullgari në fillim të këtij viti me urdhër të Komisionit Europian, i cili tha se projekti ka shkelur legjislacionin e energjisë së BE-së.

OMV e Austrisë aktualisht po bën kërkime për gaz në ujërat territoriale të Bullgarisë në Detin e Zi dhe Bullgaria do të jetë e gatshme të mirëpresë kompani të tjera austriake të tenderojnë për marrjen e koncesioneve të shpimit në të tjera blloqe në shtratin e Detit të Zi, të cilin është duke e përgatitur, tha Plevneliev.

Bullgaria do të mbështetet gjithashtu në ekspertizën e kompanive austriake të ndërtimit për zbatimin e projekteve të planifikuara komplekse të infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore, të tilla si një tunel nën Shipka Pass, tha Presidenti bullgar.

Xhiroja vjetore tregtare Bullgari-Austria ka tejkaluar 1 miliard euro gjatë viteve të fundit dhe investimet e Austrisë në Bullgari kanë kaluar 6 miliardë euro gjatë 1996-2013, por ka ende mundësi të pashfrytëzuara.

Revista monitor, 16.11.2014