Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Tritol zyrave të OSHEE në Fushë-Krujë

Zyrat e OSHEE në qytetin e Fushë-Krujës është bërë objekt i një sulmi me tritol mbrëmjen e djeshme. Një sasi eksplozivi i është vendosur zyrave të këtij institucioni, duke shkaktuar dëme materiale. Dyshohet se ky sulm me tritol vjen pas aksioneve të OSHEE dhe Policisë së Shtetit kundër vjedhjes së energjisë dhe ndërprerjes së lidhjeve të paligjshme.

Disa ditë më parë, u vendos një tjetër sasi tritoli në godinën ku ndodhet zyra e OSHEE, por me sa duket autorët gabuan objektiv, duke i shkaktuar dëme një lokali aty pranë.

Ndërkaq, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e kapjen e autorëve.

Shqiptarja.com 12.11.2014