Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Terrorizmi ndaj OSHEE nuk e ndal aksionin

Prononcimi i Ministrit të Energjisë dhe Industrisë Z. Damian Gjiknuri dhe administratorit të OSHEE-së Z. Arben Seferaj në qendrën e Kujdesit ndaj Klientit në Fushë-Krujë, ku ndodhi shpërthimi me tritol mbrëmjen e djeshme.

Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri: “Ky akt terrorist synon që të frikësojë forcat e rendit, synon të frikësojë punonjësit e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dhe synon të frikësojë qeverinë që të ndalë këtë fushatë aq të nevojshme që është beteja e qytetarëve të ndershëm, ndaj abuzuesve të energjisë elektrike.

Një gjë dua të them, ky akt terrorist është konfirmimi i suksesit të fushatës sonë. Ne do të vazhdojmë, nuk ka terrorizëm që do të frenojë betejën e ligjit me antiligjin, nuk ka terrorizëm që të frenojë shumicën e qytetarëve të ndershëm që respektojnë ligjin, të cilët e mbështesin masivisht këtë veprimtari të policisë dhe të Operatorit të Shpërndarjes të Energjisë Elektrike ndaj abuzuesve, vjedhësve apo inspiruesve të tyre politikë. Prandaj duam ti bëjmë të qartë të gjithë qytetarëve të bashkëpunojnë me Policinë, të bashkëpunojnë me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

Kjo është një fushatë që nuk do të ndalet, pasi është në të mirë të reformave në energjetikë, në të mirë të sigurimit të furnizimit me energji elektrike, në të mirë të mbarë qytetarëve të cilët duan zbatimin e ligjit, duan të jenë të ndershëm me pagesat dhe është vetëm një pakicë që sado agresive dhe violente të jetë, nuk mund të mbysë zërin e shumicës së qytetarëve shqiptarë.”

Administratori i OSHEE-së, Arben Seferaj: “Jemi sot në zonën e Fushë-Krujës. Dje në orët e vona të natës ka ndodhur një akt terrorist, duke vendosur tritol në qendrën ndaj Kujdesit të Klientit. Sot jam këtu prezent me Ministrin, për të dhënë një mesazh të qartë, të gjithë ata persona që kanë bërë këtë gjë dhe për ata që mund të kenë shpresë se puna e filluar nga Operatori i Shpërndarjes do të ndalet, ne së bashku me Policinë e Shtetit do të jemi në këtë operacion, deri në momentin e fundit. Nuk do ta ndalemi. E kemi theksuar dhe do ta theksojmë në mënyrë të vazhdueshme, nuk është një operacion, por është një punë, e cila do ketë rezultate kur çdo fije të çinstalohet nga ndërhyrjet e paligjshme.”

energjia.al 13.11.2014