Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Vijojnë arrestimet e vjedhësve të energjisë

Ka vijuar edhe në ditën 15 operacioni i Policisë së Shtetit në bashkëpunim me OSHEE për identifikimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike. Vetëm gjatë aksionit të sotëm janë arrestuar, në total në të gjithë vendin, 25 persona, ndër të cilët 18 janë pronarë biznesesh dhe janë shpallur në kërkim 7 të tjerë, ndërkohë që janë arrestuar edhe katër elektricistë të OSHEE.

Sipas Policisë së Shtetit, në funksion të ndihmës operative ndaj OSHEE, janë ndërprerë gjithsej 812 lidhje të paligjshme të energjisë dhe abonentëve debitorë.

Sipas drejtori të OSHEE për Tiranën, Ari Luarasi arrestimet e bëra nga polica nuk rezultojnë vetëm tek bizneset, por edhe tek faturistët të cilët kanë bashkëpunuar në këtë vjedhje të energjisë elektrike.

Ndërsa zv.drejtori i Policisë së Shtetit Altin Qato, shprehu vendosmërinë e këtij institucioni për të luftuar fenomenin e lidhjeve të paligjshme.

Operacioni iI OSHEE sëbashku me Policinë e Shtetit vazhdon prej mëse dy javësh, duke sjelle edhe rezultatet e para në rritjen e të ardhurave nga debitorët, të cilët kishin vite që nuk e paguanin energjinë elektrike. Mospagimi i energjisë ndër vite ka bërë që të krijohet një gropë në buxhetin e shtetit prej 150 milionë euro çdo vit.

Shqiptarja.com 11.11.2014