Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OST, dëgjesë për linjën Peshkopi-Lapaj

Mbeshtetur ne legjislacionin shqiptar, Operatori i Sistemit te Transmetimit (OST sh.a) fton perfaqesuesit e pushtetit vendor, nga shoqeria civile, nga biznesi, banore te zones si dhe gjithe palet e interesuara ne debatin e hapur qe do te zhvillohet se shpejti per tu konsultuar me publikun, ne lidhje me projektin per ndertimin e linjes 110 kV Peshkopi-Lapaj.

Linja 110 kV Peshkopi-Lapaj eshte nje linje e re me nje qark dhe me gjatesi 27,2 km. Ndertimi i kesaj linje eshte i domosdoshem ne kushtet kur zona e Dibres dhe Kukesit furnizohen me energji elektrike nepermjet linjave te amortizuara dhe me kapacitet te kufizuar qe shoqerohen me nderprerje te shpeshta te energjise, luhatje te theksuara te tensionit dhe pamundesi per tu lidhur me burime te reja te prodhimit te energjise. Ndertimi i linjes se re mbyll unazen e rrjetit 110 kV te zones verilindore, i cili do te sherbeje si per permiresimin e kushteve te furnizimit me energji elektrike te zones, ashtu edhe per lidhjen me rrjetin e sistemit elektroenergjitik te HEC-eve te reja te planifikur per tu ndertuar ne keto zona.

Projekti i propozuar behet pjese e strategjise kombetare qe synon te rindertoje dhe permiresoje transmetimin dhe shperndarjen e energjise me qellim qe te sigurohet furnizimi me energji per popullsine, tregtine dhe industrine. Projekti do te ofroje perfitime te drejtperdrejta per ekonomine e vendit, mundesi perfitimesh sociale dhe ekonomike si dhe permiresim te infrastruktures dhe sherbimeve per komunitetin vendas.

Ne procesin e hartimit te projektit eshte perzgjidhur korridori me ndikim minimal ne mjedis, larg zonave te ndjeshme mjedisore dhe njekohesisht linja te ndertohet me koston minimale te mundeshme. Jane perzgjedhur ato siperfaqe qe jane te zhveshura nga bimesia per te shmangur demtimin e tyre. Gjithashtu jane perzgjedhur zona ku do te kaloje linja sa me larg te jete e mundur nga zona te banuara per te shmangur konfliktin me komunitetin. Korridori i linjes eshte zgjedhur ne baze te kritereve te meposhtme:

•Zonat e populluara jane shmangur pothuajse gjate gjithe korridorit te linjes
•Rezervuaret natyrore jane shmangur dhe ne shumicen dermuese te rasteve jane zgjedhur korridore te zhveshura
•Kalimi i luginave eshte bere duke vendosur shtyllat ne pozicione te pershtatshme
•Vemendje e vecante i eshte kushtuar aspekteve kryesore mjedisore sidomos minimizimit te ndikimit ne floren dhe faunen e te gjithe zonave ne te cilen kalon linja.
•Per tek vendndodhjet e shtyllave vecanerisht ne pikat kendore eshte synuar te sigurohet akeses me qellim qe te lejoje trasportimin e cdo percjellesi dhe pajisjeve qe do te bejne te mundur shterngimin e tij. Akses ne te ardhmen per qellime te parashikuara te mirembajtjes gjate operimit te linjes.
•Vemendje e vecante i eshte kushtuar gjithashtu rrezikut te erozionit dhe te shembjes ne zonat malore.
•Per ndikimin e veprimtarise ndertimore mbi pronat jane marre ne konsiderate kostot respektive ne perputhje me legjislacionin.

Me qellim berjen sa me te njohur te ketij projekti per publikun e gjere e sidomos per komunitetin ku do te kaloje kjo linje, OST sh.a paraqet ne web-faqen e saj me adrese: ”www.ost.al” Raportin e Vleresimit te Ndikimit ne Mjedis per projektin e ndertimit te linjes 110 kV Peshkopi-Lapaj. Ky Raport eshte publikuar gjithashtu edhe ne web-faqen e Agjensise Kombetare te Mjedisit.

Per personat e interesuar veme ne dispozicion pa pagese kopje te Raportit te VNM prane Drejtorive Rajonale te Mjedisit ne Qarkun e Dibres dhe te Kukesit, prane komunave ku kalon linja si dhe prane Selise se OST sh.a ne Tirane me adrese:

”Bulevardi Bajram Curri; Rruga Viktor Eftimiu; ish godina e KESH sh.a Tirane”, Zyra e mjedisit tel/fax +355 4 2400593.

energjia.al 11.11.2014