Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ministri Gjiknuri, vizitë në Zvicër

Ministri i Energjisë dhe Industrisë Z.Damian Gjiknuri zhvilloi njё vizitё dy ditore nё Zvicër me ftesё tё homologes Zj. Doris Leuthard.

Nё tё parёn vizitё tё njё ministri shqiptar tё energjisё nё Bernё, Z.Gjiknuri u prit nga Ministrja Federale e Energjisё, Mjedisit, Transportit dhe Komunikacionit Zj. Leudhard si dhe nga Drejtori i Zyrёs Federale pёr Energjinё, Z. Walter Steinmann.

Nё kёto takime, Ministri Gjiknuri u ndal nё faktin se kontributi aktual i Qeverisё zvicerane pёr sektorin e energjitikёs nё Shqipёri ёshtё i konsiderueshёm ndёrsa Zvicra ёshtё nё vendin e katёrt tё investitorёve tё huaj dhe partnerёve tregtare nё vendin tonё. Prania e  financimeve Zvicerane si Donatori i parё nё sektorin e energjisё nё Shqipёri, qё nga viti 1992, ka nё portofolin e saj mbi 22 projekte bashkёpunimi tё suksesshme.

Palёt diskutuan mbi potencialet e mёdha tё bashkëpunimit ndёrmjet dy vendeve pёr pёrfitimin e eksperiencës dhe burimeve zvicerane. Ministrja Leuthard u shpreh pёr marrjen nё konsiderate tё projekteve konkrete qё mund tё alokohen nё Shqipёri.

Nga ana e shtetit zviceran janё alokuar, pёr periudhёn 2014 -2018 njё fond prej rreth 9 milionё franga zvicerane pёr sektorin e energjisё, prej tё cilave 6.6 milionё pёr rritjen e kapaciteteve institucionale pёr manaxhimin e projektit TAP dhe perspektivën e tregut tё gazit nё Shqipёri, marrёveshje e cila do tё zyrtarizohet nё ditёt nё vijim nё Tiranё.

Nga ana e dy Ministrave  u dakordёsua pёr vijimin e mbështetjes sё Zvicrёs pёr sektorin e energjisё,  e cila ёshtё materializuar edhe nё Strategjinë zyrtare tё Bashkëpunimit 2014-2017, ndёrmjet dy vendeve.

Ministri Gjiknuri  bёri njё prezantim tё plotё tё situatës sё sektorit energjitik nё Shqipёri, si dhe masat e marra pёr stabilizimin e situatёs financiare problematike tё tij. Z. Gjiknuri evidentoi angazhimin e Kryeministrit Rama dhe tё Qeverisё shqiptare pёr zgjidhjen e problemit tё humbjeve dhe abuzimeve me energjinë, ndryshimet nё Legjislacion nё kёtё funksion, investimet nё sistemin energjitik tё mbёshtetur nga kredia e Bankёs Botёrore, lehtёsimi i procedurave pёr fillimin e punimeve tё projektit TAP, rritja e kapaciteteve tё interkonjeksionit, liberalizimin e tregut, diversifikimin e burimeve tё energjisё, si dhe nxitjen e eficiencёs sё energjisё.

Nё takimin me pёrfaqёsuesit e lartё tё Zyrёs Federale Zvicerane tё Energjisё, nga Ministri Gjiknuri u artikulua kёrkesa pёr ndihmёn qё Zvicra mund tё japё nё nxitjen e eficiencёs sё energjisё kryesisht nё godinat publike, nё fushёn e formimit profesional  dhe nё specializimin e specialistёve pёr ndёrtimin, instalimin e sistemeve dhe teknologjive bashkёkohore tё energjisё.

Duke evidentuar edhe njëherë avantazhet e realizimit tё projektit TAP nё Shqipёri, ku parashikohen tё hapen rreth 10.000 vende tё reja pune, si dhe me një impakt ekonomik rreth 740 milionë euro gjatё zbatimit, palёt diskutuan mbi mundёsitё e ndihmёs zvicerane pёr Studimin e fizibilitetit tё lidhjes sё TEC Vlorë me infrastrukturën e gazit.

gjiknuri ne zvicer 1Ministri Gjiknuri zhvilloi gjithashtu takime me pёrfaqёsues tё lartё tё konsorciumit TAP. Nga ana e pёrfaqёsusve tё projektit u vlerёsua progresi shumё pozitiv i procedurave nё Shqipëri, si vendi i parё ku do tё bёhet fillimi i punimeve tё infrastrukturës nё pranverёn e vitit tё ardhshёm, me synimin e përfundimit tё punimeve nё vitit 2019.

Nga ana e Ministrit Gjiknuri u kёrkua qё tё merret ne konsideratё pёrfshirja e sipёrmarrjeve shqiptare nё punimet e infrastrukturёs civile nё territorin e Shqipёrisё; parja e mundёsisё sё lidhjes sё TEC Vlorёs me infrastrukturën e gazit, si dhe zyrtarizimi i njё pike dalёse shtesё tё gazit nё territorin e Shqipёrisё.

Po ashtu Ministri Gjiknuri zhvilloi takime dhe diskutime edhe me pёrfaqёsuesit e lartё tё kompanisё shtetërore tё prodhimit dhe shpёrndarjes sё energjisё zvicerane AXPO, si dhe bёri njё vizite pune nё Qendrёn e Menaxhimit tё transmetimit dhe tregtimit tё energjisё nё Evropë, tё kёsaj kompanie.

energjia.al  12.11.2014