Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Vuçiç dhe Putin bien dakort mbi gazin

Kryeministri serb Aleksandar Vucic dhe presidenti rus Vladimir Putin ranë më në fund dakord më 5 nëntor mbi kushtet për furnizimin e gazit rus ne Serbi dhe shlyerjen e borxhit të gazit të Beogradit ndaj Moskës, njoftoi agjencia e lajmeve Tanjug. Nuk janë zbuluar detaje mbi modelin e furnizimit me gaz

Putin pranoi kërkesën e Vucic per furnizime të favorshme me gaz ndaj tre fabrikave të mëdha kimike serbe, referoi zyra e shtypit të qeverisë për agjencinë pa dhënë hollësira. Në bisedën e tyre telefonike të 5 nëntorit, të dy udhëheqësit ranë dakord gjithashtu të qëndrojnë në kontakt të rregullt për të zgjidhur në mënyrë miqësore të gjitha çështjet e interesit të përbashkët, shtoi zyra e shtypit.

Serbia varet në një pjesë të madhe nga importet e gazit rus për të plotësuar nevojat e saj të brendshme, që arrinë në 2.5 miliardë metra kub në vit. Vendi ballkanik gjithashtu mbështetet në depon e tij të gazit të nëntokës Banatski Dvor, ndërtuar në bashkëpunim me Gazprom, e cila mund të ruajë 450 milion metra kub dhe mund të zbusë efektet e ndonjë krize të ardhshme të gazit.

Revista Monitor, 07.11.2014