Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

ERE shqyrton sot rritjen e çmimit të energjisë

Bordi Drejtues i Entit Rregullator të Energjisë mësohet se do të mblidhet sot për hapjen e procedurave për të shqyrtuar kërkesat e kompanive të energjisë, OST dhe KESH për rritje të çmimit.

Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare dorëzoi dje pranë Entit Rregullator të Energjisë Elektrike aplikimin për rishikim të tarifave. KESH kërkoi një ndryshim në çmim nga 2.2 lekë/kwh në 3.4 lekë/kwh.

KESH argumenton se rritja kërkohet për të mbuluar kostot e larta të prodhimit të energjisë.

KESH është operatori i dytë që ka aplikuar për rritje, pas Operatorit të Sistem Transmetimit.

Operatori i fundit që duhet të aplikojë për ndryshim të tarifave është OSHEE, e cila u shet energjinë konsumatorëve familjarë dhe bizneseve.

Revista Monitor, 07.11.2014