Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Incident në Uzinën e Ballshit

Policia e Mallakastrës ka nisur procedimin penal në gjëndje të lirë për shkelje të rregullave në punë, për tre teknologë të Uzinës së Përpunimit të Naftës në Ballsh.

Procedimi ka ardhur një ditë pas aksidentit të ndodhur në këtë uzinë, ku gjeti vdekjen një person. Në ndjekje penale janë vënë 62-vjeçari Leksi T., Kovaç P. 50 vjeç dhe Muhamet H., 58 vjeç.

Shkak për nisjen e procedimit është bërë ngjarja e ndodhur pasditen e djeshme në Uzinën e Përpunimit të Naftës, pas djegieve të shumta që pësoi Komandanti i Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri në këtë uzinë, me iniciale T.D.

Mësohet se ky i fundit ka ndërhyrë pas një zjarri të shkaktuar në brendësi të uzinës, për shkak të punës që po kryhej aty. Zjarri është përhapur duke përfshirë edhe T.D., I cili pësoi plagë të shumta dhe u transportua në spitalin e Fierit në gjendje të rëndë. Për aksidentin vlerësohen si përgjegjës tre teknologët.

Balkan Web, 06.11.2014