Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

IQT ndëshkon 25 subjekte në tetor

Inspektorati Qendror Teknik publikon masat e marra ndaj subjekteve pas kontrollit të ushtruar gjatë muajit tetor 2014. Drejtoria e Inspektimit të Naftës dhe Gazit (DING) gjatë muajit tetor ka vendosur masën e gjobës për 14 subjekte të cilat janë konstatuar me shkelje të standarteve të cilësisë së tregtimit. Gjobat e vendosura nga kjo drejtori variojnë nga 150000 lekë deri në 2000000 lekë.

Drejtoria e Inspektimit të Paisjeve nën Presion (DPNP) ka vendosur masën e gjobës ndaj një subjekti në shumën 200000 lekë. Drejtoria e Inspektimit të Pajisjeve dhe Instalimeve Elektrike (DIPIE) ka vendosur masën e gjobës për 10 subjekte në shumat që variojnë nga 10000 deri në 100000 lekë.

Klikoni këtu për tu njohur me subjetet e gjobitura.

energjia.al  05.11.2014