Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Gazi europian, më konkurrues në treg

Rreziku i ndërprerjeve të gazit natyror rus përmes Ukrainës këtë dimër po mbron çmimet evropiane nga trazira që e ka cuar naftën drejt nivelit më të ulët në katër vjet.

Gazi i Britanisë për tremujorin e ardhshëm ra 13 për qind që nga mesi i qershorit, më pak se gjysma e rënies prej 28 për qind në treguesin referencë për naftën e papëprunuar evropiane, Brent gjatë asaj kohe. Ndërsa Brent është zakonisht treguesi referencë që përdoret për të vendosur çmimin në pothuajse gjysmën e furnizimit me gaz në Evropë, konflikti Rusi-Ukrainë, së bashku me bazat e ofertës dhe kërkesës në treg, po ushtrojne një ndikim më të madh mbi cmimet e gazit se sa rënia në naftë.

Ndërprerjet e furnizimit për tremujorin e parë kanë ende të ngjarë të ndodhin, teksa Ukraina mund ta ketë të vështirë ti paguajë Rusisë 3.1 miliard dollar në fund të vitit sipas marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian javën e kaluar për gazin tashmë të konsumuar, sipas Societe Generale SA. 28-vendet e BE-së, të cilat sigurojnë 15 për qind të karburantit të saj nga Rusia përmes Ukrainës, kërkuan të shmangin përsëritjet e viteve 2006 dhe 2009, kur mosmarrëveshjet midis ish-republikave sovjetike mbi borxhet e gazit dhe çmimet çuan në mungesa në të gjithë rajonin gjatë periudhës së një dimri të acartë.

Tremujori i parë i gazit në Britani të Madhe, tregu më i madh i Evropës, ka rënë 1.1 për qind dje në 55.33 pen një term (8.85 milion dollar njësi termale britanike) në tregtimet e Londrës. Brent u tregtua afër nivelit më të ulët në katër vjet dhe ishte në 82.50 dollarë për fuçi.

Revista Monitor, 05.11.2014