Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Peleshi inspekton aksionin e OSHEE

Zëvendëskryeministri Niko Peleshi inspektoi sot nga afër aksionin e OSHEE në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kundër vjedhjes së energjisë elektrike në zonën e Kombinatit në Tiranë.

Zëvendëskryeministri bëri një ndalese në aksionin e OSHEE, ku ishin ndërprerë një numër lidhjesh të paligjshme duke çuar dhe në ndalimin e pronarit të njërit prej bizneseve.

Peleshi përshëndeti punonjësit e OSHEE dhe të Policisë së Shtetit për punën e tyre duke deklaruar se aksioni i filluar ditët e fundit nuk ka si synim thjesht ndaljen e vjedhjes për arsye ekonomike e financiare, por edhe vendosjen e barazisë përpara ligjit dhe dhënien fund situatës së paligjshmërisë që ka mbizotëruar në sektorin e energjisë për vite me radhë.

Ai inkurajoi punonjësit që të vazhdojnë punën e tyre duke i siguruar për mbështetjen e qeverisë dhe duke i garantuar se lufta ndaj abuzimit në këtë sektor nuk ka për të ndalur.

“Ky është qellimi ynë, jo vetëm të realizojmë një aksion po edhe të krijojmë një realitet tjeter. Shteti edhe ligji duhet të veprojë barabartë për të gjithë. Sa më shumë vepron pushteti ligjor aq më i shëndetshëm është ekonomia, aq më shumë do të ketë mundësi qeveria, shteti , bashkia, për të realizuar më shumë investime, për të përmirësuar infrastrukturën,për të ndertuar rrugë”. tha Peleshi.

Aksioni i OSHEE dhe policisë së shtetit për ndërprejen e energjisë elektrike për të gjithë debitorët dhe vjedhësit e energjisë është shtrirë në të gjithë vendin dhe do të vazhdojë edhe në ditët në vazhdim.

Shqiptarja.com 03.11.2014