Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

ATK: Të fiskalizohen pikat e karburantit

Zëvendësdrejtori i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Nahit Sharku iu ka tërhequr edhe njëherë vërejtjen naftarëve se nëse nuk fiskalizohen atëherë ATK është e detyruar të aplikojë dënime shtesë madje deri në mbylljen e veprimtarisë dhe marrjen e licencës së punës.

Në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, Sharku ka thënë se javën e kaluar në një takim më Shoqatën e Naftarëve, i kanë njoftuar se u ka kaluar afati I fiskalizimit.

“Edhe një herë naftarëve ua tërhoqëm vërejtjen se dënimet e shqiptuara nga 1 mijë euro janë mandatore dhe nëse nuk pajisen me arka fiskale atyre u pasojnë dënime tjera shtesë, që do të jenë dukshëm më të mëdha, madje deri në ndërprerjen e veprimtarisë dhe marrjen e licencës së punës” është shprehur Sharku.

Portali Telegrafi, 04.11.2014