Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

PD merr në mbrojtje Brovinën

Partia Demokratike ka marrë në mbrojtje ish-Drejtorin e Qytetit Studenti i cili u arrestua pak ditë më parë nga Policia e Shtetit për lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Nga godina e SHQUP-it, deputeti Kruja denoncoi rastin e qytetarit Bujar Brovina, duke deklaruar se mbahet në arrest burgu pa prova ligjore.

“Aksioni policesk i Edi Ramës, do të kthehej patjetër në gjueti shtrigash dhe kështu ka ndodhur. Sot jemi para një rasti të pastër të lincimit që po i bëhet qytetarit Bujar Brovina, i cili prej 72 orësh mbahet në arrest burgu pa asnjë provë ligjore.Eshtë gjetur humbje në rrjet në një përqindje të papërfillshme. Ja ku është procesverbali i mbajtur prej tyre, as vjedhje, as lidhje e paligjshme. Por Brovina përfundoi në qeli. Dhe sot del para gjykatës, e cila gjendet cdo minutë nën presionin e Edi Ramës për të mos zbatuar ligjin, por trillet dhe vijën e tij politike.Rasti i Brovinës, është shembull i instalimit të shtetit policor që nuk merr parasysh provat dhe ligjin, por vepron sipas porosive të shefit të madh”, theksoi Kruja për mediat.

Partia Demokratike deklaron se qëndron e vendosur në zbatimin e ligjit, ndërsa i bën thirrje drejtësisë dhe gjykatës të respektojë vetëm ligjin, Kushtetutën dhe të drejtat e njeriut.

Gazeta Dita, 02.11.2014