Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ende pa energji gjysma e Prishtinës

Nga ora 19 e mbrëmjes së kaluar gjysma e kryeqytetit ende është pa energji elektrike, por zyrtarët kujdestarë në KEDS thonë se problem është serioz, dhe ekipet janë duke punuar që sot gjatë ditës ta rregullojnë.

Lagjet që kanë mbetur pa energji elektrike janë lagjet “Bregu i diellit”, “Veternik”, “Mati”, trafostacioni 110 Prishtina 2 dalja 38, 36 dhe 35.

Deri tek ndërprerja e energjisë elektrike, sipas zyrtarëve të KEDS-it, ka ardhur nga prishja e një kablloje nëntokësore.

Telegrafi, 29.10.2014