Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rritet numri i kallëzimeve për energjinë

Rrethi i Kukësit mban vendin e parë për nivelin e humbjeve të energjisë shkaktuar nga lidhjet paligjshme por edhe për numrin e rasteve që janë dërguar për ndjekje penale nga organet e prokurorisë. Shifrat e vetëm dy ditëve të fundit tregojnë për 60 raste që i përkasin biznesit, por mes tyrë ka edhe abonentë familjarë që rezultojnë të kenë vjedhur energjinë. Te njëjtin trend sa i takon numrit te kallëzimeve penale paraqet edhe Vlora me 42 kallëzime që i janë dërguar nga prokuroria në gjykatë. Për 22 prej tyre ka përfunduar gjykimi ndërsa për 20 të tjera vazhdon procesi. Operatori i sistemit te shpërndarjes në Fier ka kërkuar ndjekje penale për 14 rastë të cilët i takojnë të gjithë biznesit. Por në këtë qarku vihet re rritje e ndjeshme e arkëtimeve. Në harkun kohor të dy ditëve janë arkëtuar 192 milionë lekë ndërsa janë prerë 237 lidhje të paligjshme. Me pak denoncime ka Durrësi megjithëse është nga qarqet më të mëdha të vendit. Kallëzime penale për vjedhje të energjisë elektrike janë regjistruar edhe ne Gjirokastër, Shkodër e Korçë.

Vizion Plus, 28.10.2014