Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Vlorë, ndërprerje energjie për debitorët

141 familjeve u është ndërprerë energjia elektrike në qytetin bregdetar të Vlorës gjatë ditës së sotme. Këto familje sipas Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike rezultonin prej disa kohësh debitorë te kjo kompani.

Gjithashtu ditën e sotme OSHEE u ka ndërprerë enegjinë elektrike edhe 21 bizneseve të cilat gjithashtu rezultonin debitorë prej kohësh.

Aksioni i OSHEE-së në qytetin e Vlorës në mbështetje nga Policia e Shtetit ka nisur prej orëve të para të mëngjesit e është akoma në vijim ka qenë i përqendruar në zonën e Skelës, por edhe në disa fshatra. Ndërkohë pritet që të ketë edhe shoqërime të shkelësve.

Shqiptarja.com 24.10.2014