Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

‘Unë e dua efiçencën e energjisë’

Prej datës 7 deri në 15 tetor 2014, 23 të rinj nga Shqipëria, Republika Çeke, Moldavia, Polonia dhe Spanja u bashkuan së bashku për të marrë pjesë në shkëmbimin rinor “Unë e dua efiçencën e energjisë”.

Shkëmbimi rinor kishte për qëllim t’i ofronte të rinjve një hapësirë për të ndarë idetë dhe njohuritë e tyre mbi çështjen e eficiencës së energjisë si dhe të rriste ndërgjegjësimin e të rinjve dhe të komuniteteve të tyre për një energji të pastër.

Të rinjtë qëndruan në Tiranë dhe në Porto Palermo në fshatin ekoturist “Agave” i cili funksionon mbi parimet e energjisë së rinovueshme, siç është ajo e energjisë djellore. Gjatë shkëmbimit rinor të rinjtë mësuan si të ndërtojnë një furrë djellore, të hartojnë dhe të zbatojnë 3 aksione lokale në Himarë mbi temën e efiçencës energjitike, të njihen me parimet e ndërtimit të hartave ekologjike, të njohin potencialet e Shqipërisë ashtu sikurse të shteteve të tjera pjesëmarrëse mbi përdorimin e burimeve të rinovueshme, të informohen mbi piksynimet e Bashkimit Europian në drejtimin e energjisë etj.

Ditën e djelë më datë 12 tetor të rinjtë duke u bazuar në përzgjedhjen e tre temave, konkretisht “Kursimi i energjisë”, “Ekoturizmi” dhe “Energjia e rinovueshme” zhvilluan anketime, takime të drejtpërdrejta dhe informim të banorëve të qytetit të Himarës mbi efiçencën energjitike.

Shkëmbimi rinor “Unë e dua efiçencën e energjisë”, u zhvillua nga Qendra mjedisore EDEN dhe rrjeti Youth and Environment Europe (YEE). Aktiviteti u mbështet financiarisht nga bashkimi Evropian nëpërmjet programit Erasmus+.

Ekolëvizja, 23.10.2014