Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Filloi greva e punëtorëve të KEDS-it

Punëtorët e KEDS-it tashmë kanë filluar grevën. Ata që disa kohë kanë paralajmëruar se do fillojnë grevën për shkak të mosrealizimit të kërkesave për ngritje të pagave, sistemimit të punëtorëve si dhe për zbatimin e kontratës kolektive.

Greva ka filluar nga ora 9:00 deri në 10:00 para KEDS-it. Ajo do të zgjasë deri të premten, ku do të përfundoj me një grevë nga ora 9:00 deri në 16:30.

Madje një ditë më parë, punëtorët kanë deklaruar se janë kërcënuar nga menaxhmenti i KEDS, duke u thënë punëtorëve se atyre mund t`u shkëputet kontrata e punës.

Sindikata e Pavarura ElektroKosova kanë deklaruar se dallimi në mes të pagave ndërmjet punëtorëve të KEDS dhe KEK, arrin deri në 40%. E sipas tyre, janë rreth 50 punëtorë të KEDS-it vetëm në Prishtinë, të cilët janë jashtë sistemimit të punës.

Punëtorët kërkojnë që t`u rriten pagat për 120 euro në mënyrë lineare.

E KEDS përmes një letre, ditë më parë, vlerëson se greva nuk është e organizuar sipas ligjeve vendore dhe legjislacionit në fuqi, për arsye se KEDS ka vazhduar bisedimet me FSPE, dhe se para se të shkohet në organizimin e grevës, ligji është specifik dhe kërkohet në zbatimin e ndërmjetësimit.

Ndër të tjera, në letrën e dërguar thuhet se çfarëdo ftese për të marr pjesë në grevë për 1 orë dhe më shumë, nën kushtet e caktuara është joligjore dhe mund të krijojë mundësi për ndëshkim përfshirë minimumin e moskompenzimit gjatë kohës së qëndrimit në Grevë.

Portali Telegrafi, 22.10.2014