Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OSHEE u pret dritat, banorët eksploziv shtyllës

OSHEE i ndërpret energjinë elektrike për shkak të debisë, por banorët i kthejnë “reston”. Këtë mëngjes banorët e fshatit Zall Sopot në komunën Shupenzë të Dibrës i vendosën tritol shtyllës së tensionit të larte.

Për pasojë, kanë mbetur pa energji elektrike dy fshatra të kësaj komune, ndërsa është dëmtuar në masë edhe një pjesë e rrjetit të përcjelljes së energjisë.

Sasia e tritolit mësohet se është vendosur rreth orës 02:00 pas mesnatës, ndërsa blutë e Dibrës kanë shoqëruar 6 persona si autorë të dyshuar, mes tyre edhe kryeplakun e fshatit. Në vendngjarje vec policisë, shkuan edhe prokurorë të Krimeve të Rënda.

Sakaq me ndryshimet e reja në Kodin e Ri penal krime të tilla klasifikohen si akt terroriste, çka do të thotë se autorët do të përballen me verdiktin e gjykatës.

Pak muaj më parë kur banorët u dënuan në mënyrë kolektive për mosshlyerje të energjisë elektrike, ata u ngritën në protesta kundër këtij vendimi. Protestat u përshkallëzuan dëri në rikthimin e energjisë për banorët e zonës.

Shqiptarja.com 21.20.2014