Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta do të vazhdojë rënien

Çmimet e naftës mund ta kenë ndalur rënien mbi 80 dollarë për fuçi, por analistët mendojnë se lufta mes prodhuesve më të mëdhenj të naftës mbi reduktimin e furnizimit mund të çojë në çmime akoma më të ulta.

Gjatë katër muajve të fundit, çmimet e naftës kanë rënë ndjeshëm për shkak të ngadalësimit të ekonomive më të mëdha të botës, që përkthehet në kërkesë më të ulët. Në sesionin e së Enjtes, nafta Bruto amerikane ra poshtë 80 dollarëve për fuçi, për herë të parë që nga Qershori i vitit 2012, për tu ngjitur sërish në rreth 82 dollarë të Premten.

Ndërsa nafta Brent e Londrës kuotohet në 86 dollarë për fuçi nga 116 dollarë që ishte në Qershor. Analistët besojnë se rënia e çmimeve është ndikuar edhe nga rritja e prodhimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në nivelin më të lartë në 30 vitet e fundit. Industria e gazit dhe naftës në SHBA ka lulëzuar gjatë dekadës së fundit, ndërsa këtë vit Shtetet e Bashkuara po konkurrojnë edhe vendet më të mëdha eksportuese të naftës, si Arabia Saudite.

Rënia e çmimeve të naftës ka bërë që Organizata e Vendeve Eksportese të Naftës, OPEC, mund të ulë prodhimin, në një përpjekje për të rritur çmimet. Por dy anëtarë të rëndësishëm, si Arabia Saudite dhe Kuvajti e hodhën poshtë këtë ide. Përderisa Arabia Saudite përpiqet të mos ulë furnizimin, analistët kanë arsye të besojnë se tendenca e çmimeve të naftës do të vazhdojë të jetë në rënie.

Scan TV, 17.10.2014