Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta dëmton Rublën ruse

Ndërhyrja e autoriteteve ruse të tregun monetar, me 13 miliardë dollarë, për të ndalur rënien e rublës, ka dështuar në arritjen e këtij qëllimi për shkak të trazirave në tregun e naftës, që ka detyruar investitorët të shmangin asetet me risk.

Pavarësisht ndërhyrjes së Bankës së Rusisë, rënia e çmimeve të naftës dhe shqetësimet për ngadalësimin e ekonomisë globale, e dobësuan rublën ruse me 1% vetëm në 2 ditët e fundit. Banka qendrore ka shpenzuar rreth 13 miliardë dollarë për të mbështetur monedhën vendase, duke ndryshuar bandën e tregtisë dhe ndërhyrjeve të tjera. Që nga Qershori i këtij viti, nafta Brent ka rënë me 25%, duke përkeqësuar edhe perspektivën ekonomike në Rusi, ku rreth gjysma e të ardhurave të buxhetit rrjedhin nga sektori energjetik.

Tashmë Rusia gjendet në prag të recesionit. Politikëbërësit kanë shtuar përpjekjet për të mbështetur rublën, por në shumicën e rasteve kanë qënë të dështuara. Të Enjten Banka e Rusisë njoftoi se do të ofrojë rreth 3.5 miliardë dollarë në monedhë të huaj, në ankandin e këtij muaji, nëpërmjet marrëveshjeve të riblerjes. Eksportuesi më i madh në botë i energjisë, po përdor rezervat prej 451.7 miliardë dollarë për të ngadalësuar zhvlerësimin e rublës, që ka qenë performuesi më i dobët gjatë 3 muajve të fundit.

Programi i “marrëveshjes së riblerjes”, që ka një tavan prej 50 miliardë dollarë, vjen si një përpjekje e Ministrisë së Financave për të siguruar 3 miliardë dollarë likuiditetnë formën e ankandeve në monedhë të huaj.

Scan TV, 17.10.2014