Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Gazprom: Bullgaria mes BE-së dhe Rusisë

Ekspertët mendojnë se TAP nuk ka gjasa të shërbejë si një mënyrë për të diversifikuar burimet e energjisë bullgare dhe të kufizojë marrëdhëniet me Rusinë në kundërshtim me vendet e BE-së.

Ndryshe nga shumë vende të tjera të Bashkimit Europian, autoritetet bullgare dëshirojnë të forcojnë lidhjet ekonomike dhe politike të vendit me Rusinë. Dhe pikëpamja drejt Rusisë për shumë bullgarë është tepër pozitive.

Një numër i vendeve anëtare të BE-së ka filluar të diversifikojë furnizimet e tyre të energjisë, veçanërisht furnizimet me gaz. Në këtë drejtim, Bullgaria do të jetë pjesë e projektit të detyruar perëndimor Trans Adriatik Pipeline, i cili do të transportojë gazin natyror azerbajxhanas drejt Europës. Ndërtimi i tubacionit pritet të fillojë në vitin 2016.

Megjithatë, ekspertët nuk e shohin këtë si një përpjekje nga ana e Bullgarisë për të kufizuar marrëdhëniet e saj me Rusinë dhe t’i kthehet sërish projektit South Stream, të cilin BE-ja e ka “pezulluar” për momentin.

Ekspertët e energjisë mendojnë se Bullgaria mund të ndahet mbi South Stream dhe tubacionin Trans Adriatic Pipeline.

South Stream është një tubacion i planifikuar gazi për të transportuar gazin natyror rus nëpërmjet Detit të Zi në Bullgari dhe përmes Serbisë, Hungarisë, Sllovenisë dhe për në Austri.

Gazsjellësi Trans Adriatik, i perceptuar si një mënyrë që Europa të mbështetet më pak në gazin natyror nga Rusia, do të fillojë nga kufiri midis Turqisë dhe Greqisë, pranë Kipoi. Nga atje, ai do të kalojë Greqinë, Shqipërinë dhe detin Adriatik përpara se t’i japë fund rrugëtimit në Itali.

Amanda Paul, një analist politik dhe ekzekutiv i lartë i programit në organizatën me bazë në Bruksel, Qendra e Politikës Europiane, tha se marrëdhëniet ekonomike dhe politike midis Sofjes, kryeqytetit bullgar, dhe Moskës janë të shkëlqyera, edhe pse Bullgaria e konsideron Gjermaninë “si partnerin kryesor strategjik të saj”.

“Ndërsa Bullgaria, po kërkon gjithashtu nga ana e saj mënyra për të diversifikuar rrugët e energjisë, Rusia/Gazprom do të vazhdojë të konsiderohet si një partner i rëndësishëm”, – tha Paul. “Në fakt ekziston një thënie e vjetër në Bullgari, e cila është, ‘Përgjithmonë me Gjermaninë, kurrë kundër Rusisë’”.

“Krahasuar me disa vende të tjera anëtare, Bullgaria nuk është shumë e shqetësuar rreth mbështetjes së saj te gazi rus dhe është e lumtur të bëjë edhe më shumë biznes me Moskën, gjë që do t’i sillte mundësi të mëdha për investime dhe punësimin e vendit”, – tha ajo.

Paul tha se Gazsjellësi Trans Adriatik nuk ka gjasa të ofrojë të njëjtat mundësi si South Stream dhe do të duhen vite që ai të jetë një alternativë për diversifikimin e gazit, pasi nuk do të jetë operacional deri në vitin 2018.

Ajo argumentoi se sasia e ulët e gazit që do të vijë nga Azerbajxhani nëpërmjet tubacionit do ta parandalojë atë të kthehet në një opsion të zbatueshëm për Bullgarinë.

“Partneri kryesor i energjisë së Bullgarisë do të mbetet Rusia, e cila do të vazhdojë të zotërojë një pjesë të madhe të tregut”, – tha Paul. “Pavarësisht nga lidhjet e ngushta të disa kompanive të eksportit me Gazprom, kjo nuk do të thotë se Rusia ka të drejtën e vetos në Bullgari, duke kërkuar rrugë të tjera, si dhe mundësi të tjera për nevojat e saj energjetike. Në fund të fundit, Rusia ka nevojë për të gjithë miqtë që mund të sigurojë në Europë, veçanërisht ditëve të sotme”.

Por ajo tha se, pavarësisht marrëdhënieve të ngrohta me Rusinë, Bullgaria nuk duhet t’i mbështesë të gjitha shpresat vetëm tek ajo.

Kostadin Sirleshtov, kreu i degës së Sofjes së firmës private konsulente të ligjit ndërkombëtar me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, CMS, tha se Bullgaria do të jetë e ndryshme edhe politikisht nga vendet fqinje të BE-së.

“Varësia nga importet ruse i bën qarqet politike bullgare të ngurrojnë për t’u bashkuar me vendet nga BE-ja me një qasje shumë më të fortë”, – tha ai. “Unë nuk pres që kjo situatë të ndryshojë”.

Ai tha se Gazsjellësi Trans Adriatik ka qenë një mundësi e mirë për Bullgarinë në aspektin e sigurimit të një furnizimi të ndryshëm me gaz dhe çmime më të mira. Megjithatë, shtoi ai, “perceptimi publik në Bullgari është disi i përzier dhe patjetër që ne gëzojmë një mbështetje më të madhe ndaj Rusisë se sa mesatarja e shteteve anëtare të BE-së”.

Ish-drejtori i organizatës së politikës energjetike ndërkombëtare të Komunitetit të Energjisë me bazë në Vjenë, Slavtcho Neykov, tha se Rusia duhet të konsiderohet si një partner i madh në sektorin e energjisë.

“Zhvillimet ekonomike në përgjithësi varen intensivisht veçanërisht në marrëdhëniet me Rusinë. Ai nuk është një armik”, – tha Neykov. “Autoritetet bullgare nuk e kundërshtojnë South Stream. Bullgaria është një pjesë e saj”.

“Ajo çka është e dëshirueshme konstaton në reduktimin e varësisë”, – tha Neykov. “Por realiteti duhet të na kujtojë se një reduktim i tillë mund të kërkojë të kalojnë vite përpara se të bëhet fakt. Në këtë fazë, rëndësia e projektit Trans Adriatic Pipeline në Bullgari është më tepër teorike se praktike”.

Neykov tha se është vështirë të shohësh projektin e tubacionit si një alternativë për furnizimet me gaz në Bullgari.

“Megjithatë, teorikisht, do të ishte fantastike në qoftë se Bullgaria mund të mbështetet në disa sasi, por për këtë, fillimisht nevojiten ndërlidhjet – dhe ndërtimi i tyre duhet të bazohet në arsyetimin ekonomik”.

Projekti i tubacionit South Stream ka për qëllim transportimin e 63 milionë metra kub gaz në vit nën Detin e Zi përmes Bullgarisë drejt Europës Qendrore dhe Jugore nëpërmjet Ukrainës në vitin 2018. Projekti aktualisht është bllokuar për shkak të krizës në Ukrainë.

Revista Monitor,  18.10.2014