Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Vlorë, OSHEE aksion kundër debitorëve

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në qytetin Vlorës ka vijuar edhe ditën e sotme aksionin për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të energjis dhe ndërprerjen e shërbimit për abonentët debitorë.

Vetëm gjatë ditës së sotme energji u është ndërprerë energjia 16 debitorëve kryesisht biznese. Shuma që këta debitorë i detyrohen Kompanisë Energjetike e akumuluar ndër vite arrin në shifrat 25 milionë lekë.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike apelon se në bashkëpunim me policinë do të bëhet arrestimi i kujtdo që rilidh energjinë elektrike pa shlyer më parë detyrimet apo gjobat e vendosura nga kompanie, duke theksuar se nuk do të ketë asnjë tolerim.

Shqiptarja.com 17.10.2014