Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

BE: gazsjellës Rumani-Bullgari

Komisioni Evropian, krahu ekzekutiv i BE-së, i kërkoi Rumanisë të përshpejtojë zhvillimin e ndërlidhjeve të gazit me Bullgarinë dhe Hungarinë fqinje për të menaxhuar më mirë ndonjë trazirë të mundshme të importeve të gazit nga Rusia këtë dimër, në bazë të një testi të stresit të gazit kryer në 38 vende evropiane .

Në rastin e një ndërprerje 6-mujore të furnizimit me gaz rus që ishte modeluar nga Rrjeti Evropian i Operatorëve të Sistemit të Transmisionit për Gazin (ENTSOG), specialistët e KE-së theksuan se ‘Bullgaria do të ishte vendi më i eksopzuar në terma relative edhe pse deficitet e pergjithshme janë më të larta në Hungari dhe Rumani për shkak të tregjeve më të mëdha.’

KE tha ‘se urgjenca ishte e nevojshme’ për të rregulluar çështjet në lidhje me këtë projekt të interkonjeksionit, i cili është dashur të përfundojnë deri në fund të këtij viti, por që duket i pamundur të përfundojë këtë dimër.

Revista Monitor, 17.10.2014