Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Vijojnë arrestimet për vjedhje energjie

OSHEE padit faturistin abuzues, përfundon në pranga Amarild Varfi

OSHEE Vlorë denoncon ndërtuesin Flamur Kadëna. Vodhi energji elektrike për një pallat pa kontrata

Njësia Tirana 2 në Operatorin e Shperndarjes së Energjisë Elektrike denoncoi ne organet e prokurorise punonjesin e kompanisë Amarild Varfi, për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Varfi u pezullua nga detyra e lexuesit te ekipit (faturist) menjëherë dhe në bashkëpunim me organet e rendit sot u krye edhe arrestimi i tij nga policia

Një qytetar në Tiranë u ankua pranë OSHEE-së se faturisti Amarild Varfi i kërkonte rryshfet. Qytetari dorëzoi edhe një video ku faktonte shpërdorimin e detyrës nga ana e Varfit. Drejtuesit e OSHEE-së sapo morën dijeni për këtë fakt reaguan menjeherë, duke kryer pezullimin e tij nga detyra dhe padinë ne prokurori.

Pas kësaj ngjarje, Operatori i Shperndarjes së Energjisë Elektrike, deklaron se nuk do të tolerojë askënd që shkel ligjin dhe abuzon me detyrën në dëm të interesave të qytetarëve. Të gjithë punonjësit e kësaj shoqërie vlerësohen mbi bazë të performancës si dhe korrektesës në detyrë. Ftojmë qytetarët që të depozitojnë ankesat dhe pakënaqësitë e tyre në të gjitha zyrat e Kujdesit ndaj Klientit.

Një tjetër arrestim është kryer në qytetin e Vlorës. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë elektrike kallëzoi penalisht pronarin e firmës AFA Construction, Flamur Kadëna. Pas ndërtimit të një pallati në Vlorë, Kadëna ka kryer lidhjen e energjisë elektrike për të gjithë banorët pa asnjë kontratë me OSHEE-në. Pas evidentimit të këtij rasti flagrant, specialistët e OSHEE kanë bërë ndërprerjen e kësaj lidhje të paligjshme, por ndërtuesi Kadëna e ka rilidhur sërish. Mënjëherë më pas është bërë edhe denoncimi I tij në organet e rendit dhe policia kreu arrestimin në kushtet e flagrancës.

energjia.al 15.10.2014