Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Gazprom me një paketë të detajuar për Turqinë

Gazprom i Rusisë tani po punon mbi një paketë të detajuar të çmimeve në përputhje me kërkesën e Turqisë për një zbritje në çmimet e gazit natyror, tha nënpresidenti i Gazprom Aleksander Medvedev në Forumin e katërt Ndërkombëtar të Gazit.

Medvedev nuk ka dhënë asnjë detaj në lidhje me këto paketa.

Turqia varet nga importet për pothuajse të gjitha nevojat e saj të energjisë, dhe Rusia është furnizuesi i saj më i madh me gaz.

Rritja e cmimit është dicka e mirë për tregun turk.

Ministri turk i Energjisë Taner Yıldız kërkoi zbritje në çmimin e gazit që blen Turqia nga Rusia gjatë bisedimeve me Medvedev javën e kaluar. Ndërkohë, qeveria turke tha se do të ngrejë si çmimet e energjisë elektrike ashtu edhe të gazit me 9 për qind këtë vit.

Fatura prej 60 miliard euro e energjisë vjetore të Turqisë është nxitësi më i madh i deficitit të tij aktualë të ‘fryrë’ të llogarisë rrjedhëse, pika më e ndjeshme e ekonomisë së saj.

Për të përmbushur kërkesat në rritje në Turqi, Ankaraja gjithashtu dëshiron të rrisë kapacitetin e tubacionit Blue Stream, që transporton gaz rus drejt Turqisë nën Detin e Zi, me rreth 3.5 miliard metra kub në vit.

Revista Monitor, 15.10.2014