Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Akademia e KEDS merr katër çmime

Zyrtarët e KEDS dhe bashkëpunëtorët kanë pranuar katër Çmimet Stevie në ceremoninë zyrtare të organizuar në Paris, Francë.

Katër Çmimet Stevie të paralajmëruara më herët, tanimë janë në duart e Akademisë së KEDS dhe të menaxhmentit të KEDS. Çmimet janë dhënë në ceremoninë zyrtare të organizuar në Paris, Francë nga Stevie Awards, udhëheqës në fushën e çmimeve të biznesit në botë. Ceremonia është mbajtur në prezencën e përfaqësuesve të shumë ndërmarrjeve dhe figurave publike botërore. Është hera e parë që një ndërmarrje Kosovare të pranojë një çmim të tillë.

“Kemi punuar shumë për të themeluar Akademinë e KEDS bashkë me ekipin tim. Gjenerata e parë ka filluar punën me ne derisa edicioni i dytë i Akademisë së KEDS pritet të fillojë së shpejti. Katër çmimet e fituara të Stevie Awards janë motivim për të vazhduar më tutje”, deklaroi Z. Mesut Serhat Dinc, Anëtar i Bordit Ekzekutiv të KEDS.

Kohë më parë Akademia e KEDS është shpërblyer me katër çmime nga Stevie Awards, duke konfirmuar kështu edhe njëherë cilësinë e programit dhe të rezultateve të arritura. Akademia ka fituar tri çmime të argjendta (fitues i argjendtë Stevie) dhe një çmim të bronztë (fitues i bronztë Stevie) në kategori të ndryshme.

Stevie Awards janë çmimet më të rëndësishme në fushën e përgjegjësisë shoqërore. Ky çmim është themeluar në vitin 2002 për të nderuar dhe njohur arritjet dhe kontributet pozitive të organizatave dhe të të punësuarve anembanë botës. Në kohë të shkurtër, çmimet e Stevie janë bërë çmimet më të rëndësishme dhe të kërkuara në botë. Juria profesionale e Stevie Award përbëhet nga udhëheqës të respektuar, ndërmarrës, inovatorë, dhe profesionistë të biznesit. Programet vlerësohen nga më se 200 pjesëtarë të jurisë. Fituesit e mëhershëm të Stevie Awards janë kompanitë si: Acer Inc., Apple, BASF, BT, Ford Motor Company, ING, ING, Procter & Gamble, Roche Group, dhe Samsung, e të tjerë.

KEDS ka themeluar Akademinë me qëllim të ofrimit të mundësive unike për të rinjtë e Kosovës për pjesëmarrje në trajnime, internshipe dhe punësim, të ofruara nga ekspertë të KEDS dhe ekspertë të Universitetit Bogazici në Turqi. Akademia ka dëshmuar të jetë iniciativë për zgjidhjen efektive të problemeve që studentët e talentuar kanë në Kosovë. Programi është themeluar në bashkëpunim Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Universitetin Bogazici në Turqi, njëri prej 200 universitetet më prestigjioze në botë.

50 pjesëmarrësit e parë të Akademisë së KEDS kanë diplomuar dhe tani janë pjesë e KEDS përmes programit të punësimit. Akademia ka filluar procesin e aplikimit për studentë për edicionin e dytë të Akademisë dhe mirëpret të gjitha aplikacionet.

energjia.al 12.10.2014