Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KEDS: Greva e punonjësve, ilegale

Jemi befasuar me vendimin e fundit Nr. 29/14 të datës 9 tetor 2014, dërguar nga Federata e Sindikatave të Pavarura Elektrokosova (FSPE) tek një numër i institucioneve në Kosovë, me anë të të cilit dokument, FSPE paralajmëron organizimin e grevave me kërkesën për ngritjen e pagave. KEDS ka treguar gatishmërinë për të diskutuar të gjitha çështjet e ngritura nga Sindikata dhe në këtë kontekst respekton ligjin dhe aktet tjera juridike në fuqi në lidhje me marrëdhëniet me punëtorë.

KEDS është ndërmarrje në pronësi private të ardhurat e së cilës lejohen nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) në Republikën e Kosovës. Është e rëndësishme të theksohet që ZRRE ka aprovuar të hyrat maksimale të lejuara për 5 vitet e ardhshme (deri në vitin 2014) para se KEDS të fillojë operimin me rrjetin, dhe në kosto operative nuk ka paraparë ngritje të pagave. Si pasojë, KEDS nuk mund të bëjë ngritje të kostove operative, respektivisht pagave, nëse ZRRE nuk ka paraparë aprovim për një ngritje të tillë.

KEDS do të vlerësonte sikur Federata do të konsideronte përpjekjet tona për përmirësim të kushteve të punës si dhe të ketë mirëkuptim për limitet që KEDS ka kundrejt ngritjes së pagave që në skenarin më të mirë, në rast se pagat ngriten dhe aprovohen nga ZRRE, një veprim i tillë do të reflektonte në ngritje të tarifave të energjisë elektrike, gjë që konsumatorët nuk e vlerësojnë pozitivisht.

Për më shumë, ngritja e fundit e aprovuar e tarifave është bërë për të mbuluar kostot e ngritura të importit pas aksidentit në KEK, dhe ngritja e pagave do të thotë kapacitete më të vogla të importimit dhe përfundimisht, më pak energji për konsumatorët tonë edhe pse ligjërisht ne nuk jemi të lejuar të bëjmë ndyshime të tilla në të hyrat e lejuara.

Sa i përket grevës, dëshirojmë të rikujtojmë Sindikatën që greva do të konsiderohet ilegale derisa procedurat dhe hapat ligjor të përcaktuar nga ligji nuk respektohen. Në çfarëdo rasti, KEDS pret që Sindikata të ndërmerrë të gjitha aksionet në pajtim me ligjin dhe rregulloret, që ndalojnë rrezikimin e procesit të punës në sektori jetik, si sektori i distribuimit dhe furnizimit me energji elektrike. Për më shumë, 8 orë grevë në ditë do të thotë që ne nuk do të jemi në gjendje të ofrojmë shërbime jetike për konsumatorë në kohëzgjatje prej 8 orëve dhe kjo konsiderohet të jetë e papranueshme dhe jo e ligjshme për shkak se ligji parasheh grevë në kohëzgjatje prej 1 ore. Për të shtuar këtu, para organizimit të çfarëdo greve të gjitha palët duhet të përdorin procedura të ndërmjetësimit dhe vetëm nëse këto procedura nuk funksionojnë, atëherë greva mund të organizohet.

Kemi rikujtuar Sindikatën për hapat ligjor që duhet të ndërmerren paraprakisht, kur fillimisht kemi pranuar listen e kërkesave. Prej atëherë, rregullisht jemi takuar me Sindikatën dhe kemi treguar për rëndësinë e vazhdimit të aktiviteteve sipas ligjit dhe prapë kërkojmë nga Sindikata të respektojë ligjin e aplikueshëm në Kosovë në mënyrë që greva të organizohet në formë të rregullt.

Besojmë që për shkak të natyrës së punës, të punësuarit në KEDS do të duhej të përkraheshin më shumë financiarisht dhe atë e bëjmë në vazhdimësi bazuar në performance sidoqoftë, konsiderojmë që rroga mesatare në KEDS që është në vlerë prej 560 euro, është shumë më e lartë se rroga mesatare në Kosovë. Për më shumë, rroga minimale në KEDS tejkalon rrogën mesatare në Kosovë dhe për të qenë të drejtë në llogaritje nuk kemi përfshirë rrogat e nivelit të menaxhmentit. Dëshirojmë të theksojmë edhe rëndësinë e sigurimit shëndetësore dhe benefitet tjera si dhe aktivitetet e vazhdueshme të KEDS për të plotësuar të gjitha kërkesat e punëtorëve.

Duke vlerësuar lartë rëndësinë e komunikimit të brendshëm me të gjithë punëtorët, për të njejtat çështje kemi njoftuar edhe Sindikatën paraprakisht. Si ndërmarrje me pronësi private vlerësojmë që diskutimi i çështjeve të tilla në të gjitha nivelet dhe pas shfrytëzimit të të gjitha rrugëve ligjore, Sindikata mund të organizojë grevë. Në KEDS deri më tani kemi respektuar të gjitha ligjet dhe aktet tjera juridike të aplikueshme në Kosovë dhe këtë mëtojmë t’a bëjmë edhe në të ardhmen.

energjia.al 13.10.2014