Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Aksion, OSHEE mbërrin tek ish-Blloku

Edhe pse shumica e subjekteve tregtare në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet siguron fitime të larta, ata sërish nuk e paguajnë energjinë elektrike. 25 milion lekë vjetra është borxhi që tregtarët dhe familjarët i kanë kompanisë së shpërndarjes së energjisë elektrike. Armand Zhuka, drejtor i njësisë numër 2 në OSHEE, tha se do t’u ndërpritet energjia 18 bizneseve në këtë zonë. Aksionet do te vazhdojnë tek konsumatorët familjarë qe janë debitorë. Kompania e shpërndarjes ka nisur një fushatë të madhe me prerjet e lidhjeve të paligjshme dhe të atyre klientëve që nuk shlyejnë faturat. Kjo pasi sektori i energjisë është duke i marrë buxhetit vit për vit mesatarisht 200 milion euro për shkak të borxheve që lanë çekët ndaj KESH-it dhe OST-së. Paralel me këtë situatë janë edhe borxhet që subjekte shtetërore dhe private i kanë kësaj kompanie, duke e kthyer sektorin energjisë në një gropë të madhe për ekonominë e vendit.

Vizion Plus, 09.10.2014