Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bankers, shitje rekord

Bankers Petroleum ka publikuar përditësimin operacional për tremujorin e tretë të këtij viti.

Prodhimi, shitja dhe çmimet mesatare të prodhimit të naftës nga fusha e Patos-Marinzës në Shqipëri, për tremujorin e tretë të këtij viti ishin 21 mijë e 865 fuçi naftë në ditë, 6% më tepër krahasuar me tremujorin e dytë kur prodhimi ishte 20 mijë e 630 fuçi në ditë. Edhe shitjet e naftës u rritën në nivel rekord prej 22 mijë e 3 fuçi në ditë, 1.7% më tepër krahasuar me tremujorin e dytë.

Ndërsa në krahasimin vjetor shitjet u rritën 13.9%. Çmimi mesatar i naftës gjatë tremujorit të tretë në fushën e Patos-Marinzës ishte rreth 78.66 dollarë për fuçi ose rreth 77% e çmimit Brent të Londrës që gjatë së njëjtës periudhë ka qënë mesatarisht 101.85 dollarë për fuçi. Kompania njofton se shitjet e naftës në tregjet e eksportit përbëjnë shumicën me rreth 72% të shitjeve totale.

Gjithashtu, duke filluar nga muaji Gusht, Bankers ka filluar shpërndarjen e naftës në rafinerinë vendase, ARMO, në pronësi dhe manaxhim të ri. Kontrata me ARMO-n është e përkohshme pasi po testohen aftësitë tregtare të sistemit të rafinerisë. Bankers është fokusuar edhe në projektet kyçe infrastrukturore, që kanë për qëllim reduktimin e kostove dhe përmirësimin e operacioneve.

Scan TV, 06.10.2014