Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

BB: Rrisni çmimin me 15-20%

Shqiptarët do të pagujanë deri në 20 përqind më shtrenjtë enegjinë elektrikë. Ky është propozimi që vjen nga Banka Botërore, pas miratimit të kredisë 150 milionë dollarë për sektorin energjitik. Në dokumentin zyrtar, BB vlerëson se tarifat duhet të rriten nga 15-20 përqind, të paktën për shpërnadrjen, në mënyrë që në 2016 OSSHE të kthehet në kompani me fitim. Në raport, BB këmbëngul se orinetimi i tarifave drejt kostos reale është i nevojshëm.

Aktualisht çmimi mesatar i energjisë elektrike për familjarët është 9.53 lekë për kilovat orë, por Banka vlerëson se kjo tarifë nuk përfaqëson koston reale të sistemit.

“Projektimet tregojnë që me investimet intensive, tarifa që reflektojnë koston, dhe menaxhim të mirë sektori mund të përmirësohet dhe kompanitë mund të kthehen në të shëndetshmë financiarisht në një kohë të shkurtër. Sa I përket shpërndarjes së energjisë edhe me një rregullim në tarifave që parashikon rritje nga 15-20 përqind, OSHEE-së I duhet një kohë e gjatë për tu përmirësuar. Investimet janë vetëm hapi I parë për rimëkëmbjën pasi kompania mund të dalë me fitim vetëm në 2016, dhe në periudhën 2014-2019 kërkon sërish shtim të një shumë prej 112 milionë dollar për të ulur hunbjet, borxhet dhe importin e enegjisë”, thuhet në raport.Pas një rritje në tërësi të çmimeve në 2015, KESH do të jetë i aftë të rivendosë përfitime, vijon raporti.Banka Botërore vlerëson edhe vullnetin e qeverisë aktuale për të përmirësuar sistemin energjitik, megjithatë pavarësidht marrëveshjej me CEZ, sipas këtij insitucioni, situata e rrezikut ende nuk ka kaluar për aq kohë sa nuk mbyllet pagesa me çekët.

Koha Jonë, 05.10.2014