Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Garantohet shuma që OSHEE do i japë CEZ

Sllovenia Všeobecná úverová banka, a.s. dhe Intesa Sanpaolo Bank Albania sh.a. janë dy bankat që kanë garantuar shumën prej 86 milionë euro, që OSHEE duhet t’i japë CEZ për zgjidhjen e marrëveshjes mes kësaj të fundit dhe qeverisë shqiptare.

Është botuar në Fletoren zyrtare ratifikimi i marrëveshjes së e garancisë sovrane dhe e zhdëmtimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, bankës Vseobecna Uverova Banka, a.s. (VUB), Sllovaki, dhe Intesa Sanpaolo Bank Albania, sh.a., për kundërgarancinë e bankës Vseobecna Uverova Banka, a.s., Sllovaki, për marrëveshjen e garancisë bankare ndërmjet Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, sh.a., dhe bankës Vseobecna Uverova Banka, a.s., Sllovaki, dhe për marrëveshjen e huas ndërmjet Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, sh.a., dhe Intesa Sanpaolo Bank Albania, sh.a.

Sipas një marrëveshjeje pajtimi e lidhur më 23 qershor 2014 ndërmjet, “Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike” sh.a. dhe kompanisë [eke ČEZ a.s., OSHEE sh.a. mori përsipër t’i bëjë disa pagesa CEZ-it në datat e specifikuara në marrëveshje, për një shumë prej 86 milioë euro (pa interesa).

Bazuar në garancinë bankare dhe zhdëmtimin VUB, cilësinë e tij si garantues, dhe CEZ-i, në cilësinë e tij si përfitues VUB-i merr përsipër të garantojë pagesa të caktuara që OSHEE sh.a. i ka CEZ-it. Sipas Marrëveshjes së pajtimit, me marrjen e kërkesës së parë me shkrim nga CEZ-i që deklaron që OSHEE sh.a. nuk ka bërë pagesën përkatëse sipas Marrëveshjes së Pajtimit dhe pagesa përkatëse ka mbetur e pashlyer pas skadimit të afatit të zbatueshëm pa pagesa.

Ndërsa Intesa bie dakord t’i ofrojë OSHEE sh.a. një mundësi mbitërheqjeje si instrument kredie që i jepet OSHEE sh.a.vetëm për qëllimin e përmbushjes së detyrimeve të caktuara të pagesës sipas Marrëveshjes së Pajtimit.

Edhe Këshilli i Ministrave të Shqipërisë ka vendosur të lëshojë këtë Garanci Sovrane “Mbi aprovimin e garancive qeveritare” në favor të VUB-it dhe ISBA-së, me qëllim që: i) të rigarantojë detyrimet e garancisë dhe zhdëmtimit të VUB-it sipas Garancisë Bankare, si dhe të garantojë përmbushjen me saktësi nga OSHEE sh.a. të detyrimeve të pagesave sipas Marrëveshjes së Lëshimit të Garancisë Bankare dhe Marrëveshjes së Huas; dhe ii) të zhdëmtojë, si i detyruar primar, VUB-in dhe ISBA-në ndaj çdo kostoje, humbjeje ose detyrimi as VUB-i dhe/ose ISBA-ja mund të pësojë në përmbushje të detyrimeve të tyre sipas Garancisë Bankare dhe/ose Marrëveshjes së Huas, përkatësisht.

Qeveria shqiptare i hoqi licencën kompanisë çeke CEZ (që bleu operatorin e shpërndarjes së energjisë në vitin 2008 për 106 milionë euro) në janar 2013 për mospërmbushje të kushteve të investimit. Palët ranë dakord në qershor 2014 të zgjidhin mosmarrëveshjen me mirëkuptim, duke shmangur në këtë mënyrë arbitrazhin, teksa qeveria shqiptare pranoi të paguajë një dëmshpërblim prej 95 milionë euro, përfshirë interesat.

Revista Monitor, 03.10.2014