Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KEK-u kërkon 6.3 mln euro subvencion

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), kërkon 6 milionë e 390 mijë euro nga arka e shtetit.

Këto mjete që mblidhen nga tatimpaguesit, në KEK kanë thënë se janë minimumi i kërkesave për të tejkaluar krizën financiare që ka ardhur si rezultat i shpërthimit të ndodhur në elektrolizerin e termocentralit “Kosova A”, më datën 6 qershor të këtij viti, shkruan sot Koha Ditore.

Shkaqet që kanë çuar në shpërthim, që përveç dëmeve materiale, mori edhe dy jetë njerëzish, ende nuk janë zbuluar.

KEK-u e ka bërë kërkesën për subvencionim nga shteti, pasi Zyra e Rregullatorit nuk ia ka pranuar këto shpenzime pa marrë një raport final që tregon arsyen e shpërthimit.

Gazeta e ka siguruar shkresën e KEK-u që i është dorëzuar ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, dhe ministrave të tjerë që janë pjesë e Komisionit Ndërministror.

Portali Telegrafi, 25.09.2014