Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

“South Stream” sipas parimeve europiane

Projekti i gazsjellësit “South Stream” mund të ndërtohet vetëm nëse është në pajtim me rregullat europiane. Ky është rekomandimi i Komisionit Europian i dhënë në takimin ministror të Komitetit të Energjisë që u mbajt në Kiev. Autoritetet ukrainase, nga ana tjetër, kanë kërkuar që projekti “Përroi jugor” të mos shfrytëzohet si armë e fuqishme në krizën me Ukrainën. Gjatë takimit në Kiev, përveç se për këtë projekt, janë analizuar edhe gjendjet energjetike në vendet ndaras me ç’rast është dhënë rekomandimi që vendet e rajonit, duke përfshirë edhe Maqedoninë të fillojnë me formimin e bursës rajonale të energjisë.

“Është përmendur edhe projekti ‘Përroi jugorë’. Komisioni evropian dhe bashkësia energjetike evropiane i dhanë vërejtjet e veta. Në përgjithësi rekomandimi është se ata nuk kanë asgjë kundër këtij projekti, por vetëm nëse e gjithë procedura zhvillohet në pajtim me legjislacionin evropian për konkurrencë dhe energjetikë. Mesazhi ishte i qartë se ky projekt duhet të jetë i harmonizuar me legjislacionin evropian dhe nuk ka ndalesë që ky projekt të vazhdoj me ndërtimin”, tha Hristian Delev, zëvendësministër i Ekonomisë.

Revista Monitor, 24.09.2014