Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Komuniteti i Energjisë dhe konflikti me CEZ

Komunitetit të Energjisë si dhe përfaqësues të Parlamentit Evropian kanë vlerësuar zgjidhjen e konfliktiti mes Shqipërisë dhe kompanisë CEZ, duke e cilësuar si një gur themeli për kryerjen e reformave aq të rëndësishme për sektorin e energjisë në Shqipëri.

Ndërsa Shqipëria merr në vitin 2015 presidencën e Komunitetit të Energjisë, ministri i Energjisë e Industrisë, Damian Gjiknuri ka folur për prioritete e kësaj presidence. Numri një i energjisë tha se prioriteti kryesor do të jetë vënia në zbatim e rekomandimeve të propozuara me synim krijimin e një bashkimi enegjitik.

“Sot, më shumë se kurrë, palët kontraktuese duhet të kuptojnë rëndësinë e shfrytëzimit të potencialit të plotë të kuadrit ligjor të Komunitetit të Energjisë me qëllim reformimin e sektorit të energjisë dhe krijimin e një zone të përbashkët rregullatore me Bashkimin Evropian”, tha Gjiknuri.

Ministri i Energjisë e Industrisë foli gjithashtu për një treg të integruar evropian të energjisë që siguron konkurencë efektive dhe fuqizon rolin e konsumatorit. Gjiknuri theksoi se politikat që garantojnë furnizim të sigurtë, konkurues dhe të qëndrueshëm të energjisë do të jenë në krye të axhendës.

Githashtu me kërkesë të ministrit Gjiknuri u shtua si prioritet për Komunitetin e Energjisë për vitin e ardhshëm Korridori i gazit, duke përfshirë projektin e gazsjellësit TAP si lider të këtij korridori.

Në sesionin e 12-të i Këshillit Ministerial të vendeve pjesë të Komunitetit të Energjisë ishin gjithashtu pjesëmarrës dhe zv.presidenti i Komisionit Evropian Gunther Oettinger, kryeministri i Ukrainës Arseniy Yatsenyuk, si dhe ministri i Energjisë së Ukrainës.

Shqiptarja.com 23.09.2014