Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Investitorët në miniera kërkojnë ndryshime ligjore

Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin zhvilloi seancë dëgjimore me grupet e interesit, lidhur me projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.10304, datë 15.7.2010, “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Fillimisht, përfaqësuesit e grupeve të interesit u shprehën se ligji i mëparshëm ka nevojë për disa amendime.

“ Duhet zgjidhur problemi i marrëdhënieve midis pronarit dhe zotëruesit të lejes. Ne propozojmë që deri në momentin e marrjes së vendimit të gjykatës, subjekti të ushtrojë veprimtarinë minerare dhe qeranë e tokës që do i paguhet pronarit, ti paguhet shtetit” deklaruan grupet e interesit. Gjatë mbledhjes u ngrit shqetësimi për garancinë bankare ku për lejet e shfrytëzimit parashikon 10% të investimit total, ndërsa në kërkim/zbulim kjo shifër është e lartë 75 % . ‘Është një shumë e madhe e cila duhet të rishikohet. Ndërsa, renta minerare është një taksë e lartë 15% e cila duhet të rishikohet. Pra, shteti duhet të marrë atë që i takon dhe kompanitë duhet të japin atë që duhet”-bënë të ditur grupet e interesit.

Në përfundim, kryetari i komisionit Eduard Shalsi u shpreh se kemi trashëguar një situatë të papranueshme. “ Informacioni që ekzistonte për mënyrën e shfrytëzimit të pasurive minerare, kombëtare në Shqipëri ishte jo i saktë. Kjo ishte arsyeja pse rrezikuam përjashtimin nga EITI. Shteti jepte leje, ku midis lejes qe jepej dhe asaj që shfrytëzohej kishte mospërputhje” tha Shalsi.

energjia.al 23.09.2014