Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kukës, qëllohet me armë drejtori i OSHEE-së

Operatori i Shperndarjes së Energjisë Elektrike OSHEE dënon ashpër aktin kriminal të tentativës për vrasjen e Drejtorit Rajonal të Kukësit, Astrit Cengu, nga abonentë debitorë.  OSHEE i kërkon organeve të drejtësisë të ndëshkojnë autorët e këtij krimi të rëndë.

Drejtori Rajonal i Kukësit ne OSHEE, Astrit Cengu,  është qëlluar me pistoletë nga disa persona, të cilëve u ka shkëputur energjinë elektrike si debitorë.  Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Kukësit. Drejtori rajonal, Astrit Cengu, përgjatë  gjithë ditës kishte verifikuar ndërhyrjen e specialistëve të OSHEE në këtë zonë për ndërprerjen e energjisë elektrike në abonentë debitorë.  Gjatë kontrollit u konstatua  rilidhja e energjisë në mënyrë të paligjshme nga pronarët e një biznesi privat. Në momentin që specialistët e OSHEE do të ndërhynin për të shkëputur sërish linjën e furnizimit me energji elektrike ka pasur një konflikt të ashpër mes Drejtorit Rajonal  të Kukësit, Astrit Cengu , dhe pronarëve të këtij biznesi.  Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe të dy personat janë shoqëruar në komisariat.

OSHEE  deklaron se nuk do të tërhiqet në kryerjen e detyrave dhe misionit të saj, pavarësisht akteve të tilla të dhunës, që cënojnë rëndë jetën e punonjësve të saj, por edhe mbarëvajtjen e ushtrimit të detyrave, në kushtet e ndryshimit rrënjësor të menaxhimit të kompanisë.

Operatori i Shperndarjes së Energjisë Elektrike garanton se operacionet për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme, si dhe ndërhyrjet në abonentë debitorë do të vazhdojnë në të gjithë vendin, pavarësisht pengesave të shumta, presioneve dhe shantazheve.

energjia.al  23.09.2014