Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Tre mujori, Kosova eksportoi 161,6 GW/h energji

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Bilancin e Energjisë “ për TM2 2014.

Në tremujorin e dytë të vitit 2014, Kosova ka prodhuar rreth 1,638.9 mijë tonë thëngjill. Në TM2 2014 sasia e bruto e energjisë elektrike e prodhuar në Termocentrale është 1,306.3 GW/h, kurse në hidrocentrale është 56,5 GW/h.

Në tremujorin e dytë të vitit 2014 në Kosovë janë importuar 111,2 GW/h energji elektrike. Në këtë tremujorë (TM2 2014) Kosova ka eksportuar 161,6 GW/h energji elektrike, në raport me tremujorin e dytë të vitit të kaluar (TM2 2013) kemi zbritje për 58,9%.

Në tremujorin e dytë të vitit 2014 (TM1 2014), sasia e energjisë elektrike në dispozicion të konsumatorëve është 864,1 GW/h energji elektrike.

Në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM2 2013), sasia e energjisë elektrike së konsumuar është rritur për 0,7%.

Agjensia e lajmeve ekonomia, 17.09.2014