Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta bie në 98 USD/fuçi

Nafta Brent e Londrës ra drejt 98 dollarëve për fuçi në sesionin e sotëm për shkak të vlerësimit të dollarit amerikan në tregjet monetare.

Megjithatë, kërkesa e dobët globale vazhdon të mbajë nën presion çmimet e naftës. Në mbyllje të sesionit aziatik, nafta Brent e Londrës për Nëntorin ra me 51 cent në 98.46 dollarë për fuçi. Ndërsa nafta Bruto amerikane ra me 54 cent në 93.88 dollarë për fuçi.

Dollari amerikan preku nivelin më të lartë në 4 vitet e fundit, përballë shportës me monedhat ndërkombëtare për shkak të pritshmërive se rritja e normës së interesit në SHBA mund të vijë më herët se parashikimet.

Scan TV, 18.09.2014