Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

“Dimër” i vështirë energjetik për Kosovën

Situata e furnizimit me energji elektrike gjatë stinës së dimrit do të jetë e vështirë nëse Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), nuk do të përfundojë riparimet e shpërthimeve që ndodhen në qershor të këtij viti në termocentralin “Kosova A”. Specialisti i KEK, Edmond Nulleshi thotë se pas aksidentit të datës 6 qershor që ndodhi në Termocentralin “Kosova A”, një njësi A3, tashmë është duke prodhuar pa ndonjë problem.

Ndërsa në dy njësitë e tjera aktive të termocentralit “Kosova A” (A4 dhe A5) është duke u bërë riparimi kapital i tyre, i cili pritet të përfundojë në muajin dhjetor 2014.

Revista Monitor, 18.09.2014