Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Njoftim paraprak përqëndrimi për CEZ

Njoftim Paraprak Përqendrimi
(datë 15 shtator 2014)

Mbi kërkesën për autorizimin e përqëndrimit të kontrollit për rastin:
Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes – CEZ A.S

Ministria e Industrisë dhe Energjetikës ka njoftuar në datën 15 Shtator 2014 Autoritetin e Konkurrencës për marrjen e procedurave të nevojshme për autorizimin e përqëndrimit nëpërmjet “marrëveshjes për zgjidhje me mirëkuptim” e nënshkruara ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe shoqërisë CEZ a.s, më datë 23 Qershor 2014 dhe e miratuar me ligjin nr114/2014, datë 31.7.2014, me objekt transferimin e aksioneve nga shoqëria CEZ a.s te Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes”.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit, rezulton se transaksioni i njoftuar është në përputhje me nenet 2, 10, pika 1, shkronja b) dhe 12, pika 1 të Ligjit “Per mbrojtjen e konkurrences”.

Autoriteti fton palët e interesuara të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar. Opinionet duhet të paraqiten jo më vonë se 15 ditë nga publikimi i këtij njoftimi.

Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës me fax (nr 0355 4 2234 497), me postë në adresën: Autoriteti i Konkurrencës, Rr “Sami Frashëri”, Nr 4, Kati IV Tiranë; apo me e-mail në adresën competition@caa.gov.al

energjia.al 15.09.2014