Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta rreth 100 dollarë

Nafta Brent e Londrës po tregtohet mbi 99 dollarë për fuçi në sesionin e së mërkurës dhe po qëndron në nivelin më të ulët në 16 muajt e fundit, për shkak të shqetësimeve për një ngadalësim të kërkesës globale.

Çmimet u mbështetën lehtë nga një rënie mbi parashikimet të rezervave të naftës bruto në SHBA, por fitimet u kufizuan nga rritja e vlerës së dollarit.

Rezervat e naftës bruto në SHBA ranë me 1.9 milionë fuçi gjatë javës së kaluar. Në mbyllje të sesionit aziatik, nafta Brent e Londrës për tetorin u rrit me 19 cent në 99.3 dollarë për fuçi, ndërsa në sesionin e kaluar ra deri në 99 dollarë.

Nafta Bruto amerikane u rrit me 5 cent në 92.8 dollarë për fuçi.

Portali Telegrafi, 11.09.2014