Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

“Kosova e Re”, në prag të dështimit

I nisur para tetë vjetësh, më 2006, projekti për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re” ka mbetur vetëm në letër.

Gjatë viteve, qeveritë e njëpasnjëshme janë përpjekur ta shtyjnë përpara projektin, por pa sukses. Së fundi, gati pas shtatë vjetëve të qeverisjes, edhe Qeveria e kryeministrit aktual, Hashim Thaçi, po dorëzohet para realitetit: “Kosova e Re” po dështon!

Komiteti Drejtues i projektit “Kosova e Re” ka marrë vendim për shtyrjen e afatit për dorëzimin e ofertave, që ka qenë 15 shtatori. Koha për dorëzimin e ofertave pritet të shtyhet për të paktën 90 ditë, shkruan Koha Ditore.

Mungesa e investitorëve të interesuar për projekt është arsyeja e shtyrjes së afatit për dorëzimin e ofertave. Projekti mund të shkojë në ritenderim.

Portali Telegrafi, 11.09.2014