Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Maqedonia e gatshme të bëhet partnere e TAP

Maqedonia është e interesuar të marrë pjesë në Gazsjellësin Trans Adriatik (TAP) si partnere, deklaroi për gazetarët zëvendës-kryeministri dhe ministri i financave Zoran Stavreski.

‘Pasi projekti të jetë gati, ne do të shprehim synimin tonë për të marrë pjesë në të si një partner dhe do të zhvillojmë diskutime,’ tha ai.

Stavreski vazhdoi duke shtuar se Azerbajxhani dhe Maqedonia janë vende mike dhe të dyja janë të qëndrueshme si politikisht ashtu edhe ekonomikisht.

“Pavarësisht faktit se vitin e kaluar të dy vendet nënshkruan dy marrëveshje mbi shmangien e taksimit të dyfishtë dhe promovimin e investimeve, lidhjet midis Azerbajxhanit dhe Maqedonisë vijojnë të qëndrojnë në një nivel të ulët në këto fusha, ‘tha ai.

‘Dhe qëllimi i vizitës sonë është të zhvillojmë marrëdhënie dypalëshe në këto fusha dhe të nxisim strukturat e duhura të dy vendeve që të japin kontribut në këtë proces, ‘theksoi Stavreski.

Ai tha se marrëdhëniet dypalëshe mes Maqedonisë dhe Azerbajxhanit mund të zhvillohen veçanërisht në prodhimin dhe përpunimin e produkteve bujqësore, si dhe në sektorin e turizmit.

‘Kompanitë e Azerbajxhanisht, që kanë ndërtuar bizneset e tyre në Maqedoni, do të jenë në gjendje të ofrojnë prodhimet e tyre në tregun evropian, i cili ka 650 milionë konsumatorë’, tha Stavreski.

TAP është një projekt i zgjedhur nga konsorciumi, i cili zhvillon fushën azerbajxhanase ‘Shah Deniz’, si një rrugë për transportin e gazit drejt tregjeve evropiane.

Tubacioni ka për qëllim të transportojë gaz nga Deti Kaspik drejt Greqisë, Shqipërisë dhe Detit Adriatik, përpara se të arrijë në brigjet e Italisë së Jugut, dhe më pas ti drejtohet Evropës Perëndimore.

Gjatësia totale eTAP do të jetë 870 kilometra.

Ndërtimi i tubacionit pritet të fillojë në vitin 2016.

Kapaciteti fillestar i TAP do të jetë 10 miliardë metra kub në vit, por ai mund të zgjerohet lehtësisht në 20 miliardë metra kub në vit.

Aksionet e tij zotërohen nga BP (20 për qind), SOCAR (20 për qind), Statoil (20 përqind), Fluxys (16 përqind), Total (10 për qind), E.ON (9 për qind) dhe AXPO (5 për qind).

Revista Monitor,  10.09.2014