Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Greqi, miratohen kontratat për kërkimin e naftës

Me shumicë votash, Komisioni Parlamentar i Prodhimit dhe Tregtisë ka miratuar tre kontrata të Ministrisë së Mjedisit, Energjisë dhe Ndryshimit klimatik, për zhvillimin e kërkimeve dhe shfrytëzimin e hidrokarbureve në Katakolo (Peloponez), Janinë dhe pjesën perëndimore të Gjirit të Patras.

Kundërshtim i i SYRIZA-s për të mos votuar në favor të miratimit të tri kontratave shkaktoi reagimin e ministrit grek të energjisë, Janis Maniatis, që apeloi ndaj opozitës të rishqyrtojë qëndrimin e saj dhe të votojë pro, me qëllim që kontratat të kalojnë nga parlamenti me sa më shumë konsensus që të jetë e mundur.

Greqia ka vënë në dispozicion 20 zona për kërkimin e naftës dhe gazit në detet e saj. Sipas Ministrisë greke të Energjetikës  janë 225.000 kilometra katrorë të ndara në 20 kuadrate .

kuadratet e kerkimit te naftes ne detin jon nga greqia

Kuadrati numër 1 dhe një pjesë e kuadratit 2 ndodhen pikërisht në zonën aq shumë të debatueshme midis Greqisë dhe Shqipërisë.

Kjo zonë, sipas kufijve të vjetër detarë dhe që ende janë në fuqi bën pjesë në zonën ekskluzive ekonomike të Shqipërisë, por me paktin e firmosur prej qeverisë Berisha i kalojnë Greqisë. Marrëveshja ishte midis qeverisë Berisha dhe Karamanlis, por që u hodh poshtë prej Gjykatës Kushtetuese e Shqipërisë.

Shqiptarja.com  10.09.2014