Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bullgari, publikohen dokumentat e South Stream

Ministria e Ekonomisë dhe Energjisë së Bullgarisë publikuan sot një seri dokumentash – letra dhe protokolle, të shkëmbyera mes ministrisë, zyrës së Komisionit Evropian, Gazprom, Bulgarian Energy Holding dhe zyrës së prokurorit kombëtare në vitin 2014 në lidhje me zhvillimin e projektit të tubacionit South Stream në Bullgari.

Ato kanë të bëjnë me mosmarrëveshjet rreth statusit ligjor të tubacionit dhe ndërtimit të tij.

Megjithatë ministria tha se do të publikojë vetëm dokumentet të cilat nuk janë sekrete tregtare dhe nuk janë të lidhura me raporte publike të palëve të tretë.

Revista Monitor, 08.09.2014