Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kosovë, ZRRE: Rritja e energjisë, e ligjshme

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), këmbëngul se vendimi për ngritjen e tarifave të energjisë elektrike është marrë në mënyrë transparente dhe se nuk janë shkelur rregullat e përcaktimit të tarifave dhe Ligji për energjinë.

Nëpërmjet një komunikate, kjo zyrë i është kundërpërgjigjur rrjetit të OJQ-ve (KOSID) që e kanë akuzuar ZRRE-në për shkelje ligjore dhe mungesë të transparencës.

“Është joserioze dhe jokorrekte të akuzohet Bordi i ZRRE‐së për jotransparencë në këtë shqyrtim, duke pasur parasysh së të gjitha informatat kanë qenë publike dhe të gjitha mediumet e vendit i kanë njoftuar qytetarët e vendit për fillim e procesit të shqyrtimit të jashtëzakonshëm, dhe kanë raportuar në hollësi të gjitha informatat mbi të cilat është marrë vendimi nga Bordi i ZRRE‐së”, thuhet në reagimin e ZRRE-së, përcjell sot Koha Ditore.

“Bordi i ZRRE‐së ka shumë vështirësi t’i kuptojë këto akuza të pabazuara, duke pasur parasysh se edhe organizata juaj ka marrë pjesë në këtë proces”, thuhet në përgjigjen e ZRRE-së.

Portali Telegrafi, 04.09.2014